Kryeministri Edi Rama i bëri apel të rinjve shqiptarë që të mos dalin nga shtëpia pa arsye duke dhënë shembuj se si në SHBA të prekurit ishim mes moshës 20-45 vjeç, e madhe edhe në gjendje të rëndë.

"Përshëndetje miq dhe uroj t ëjeni të gjithë mir, mbyllur në shtëpitë tuaja. Edhe unë në shtëpi sot dhe më vjen të qesh se ajo puseta e hapur dixhitale që e dini të gjithë ku bie, kishte përhapur fjalën nuk shkoj në zyrë nga frika. Në fakt unë kam qenë i detyruar të shkoj në zyrë se ma ka dashur puna, por kjo ësht ënjë kohë ku trimëri është të rezistosh më shumë pa dalë nga shtëpia. Kur del të dalësh vetëm nëse ke një punë të domosdoshme, pa u shoqëruar dhe të mos prishësh distancat kur shkon të blesh diçka. Po bëni të gjithë një përpjekje fantastike që do ta mbaj mend historia nëse nuk na e hedhin në plehra ata që nuk respektojnë ligjin e kësaj lufte. Janë shumë pak në krahasim me popullsinë por janë mjaft që të na e bëjnë gjëmën dhe të na e bejnë këtë luftë një tragjedi kombëtare me përmasa të paimagjinueshme, mos e dhëntë zoti. Mbrëmë shifrat e të prekurve në SHBA ishin të frikshme për rininë. 40% e të shtruarve janë nga 20-45 vjeç dhe jo pak prej tyre në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik i verbër në fuqinë e tij vrastare merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar, dhe më të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm, madje edhe fëmijët nuk janë 100% të paprekshëm. Sot në Izrael luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. Prandaj ju lutem të rinjve. gjimnazistë, studentë që dalin në lagje për ajrosje, që arrijnë të luajnë deri basketboll si një lagje në Tiranë, mes prës 16:00-18:00 të mos dalin nga shtëpia, se jo vetëm mund të transportojnë bombat dhe të vrasin mos e dhënë kurrë zoti, prindërit dhe gjyshërit, por mund të humbasin edhe jetën e tyre", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: 50% më shumë internet në mobile, akses falas për platformat e mësimit online