
Të paktën për momentin, polemikat për vaksinën midis gjigantit farmaceutik ‘Sanofi’ dhe qeverisë franceze duket se janë zbutur.
Dje në një intervistë me Bloomberg, CEO i kompanisë Paul Hudson tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë përparësi kur të zbulohet një vaksinë Covid-19. Kjo për shkak se qeveria amerikane ishte e para që financoi studimin e Sanofi dhe "kush merr në sy rrezikun ka të drejtën të fitoi i pari”
Sot multinacionalja franceze ka korrigjuar pjesërisht deklaratën e saj. Për mikrofonat e BFM-TV presidenti i Sanofi, France, Olivier Bogillot, nënvizoi se një vaksinë e mundshme nuk do të shpërndahet kryesisht në SHBA, por me një kusht, që Bashkimi Europian të dëshmojë "po aq efektiv" në mbështetjen e kërkimit të një vaksine .
Njoftimi i djeshëm i Hudson u quajt i papranueshëm nga Nënsekretari Francez për Çështjet Ekonomike, Agnès Pannier-Runacher, kurse kryeministri francez Edouard Philippe ka rritur dozën, duke theksuar se "qasja e barabartë në vaksinë për të gjithë nuk është e negociueshme".
Lajmi kryesor:
Covid-19, në Itali regjistrohen 242 viktima! Donald Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit...Në botë 4.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi








