Lajmi më i fundit nga Kosova është vdekja e një 39-vjeçare nga fshati Llugë e Istogut e prekur me Koronavirus, rast i cili e ka çuar në 8 numrin e viktimave.

Kosova, që nga përhapja e pandemisë pati shifra të ulëta të prekurve, por pas një muaji vërehet një rritje e të të infekturve. Për këtë janë marrë masa për izolimin e katër qyteteve Prishtinës, Gjakovës,  Ferizaj dhe Gjilani.

Katër pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar gjithsej 53 persona, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Infektologia Valbon Kransiqi ka bërë të ditur se nga 53 pacientë katër janë në gjendje kritike, ndërkaq gjashtë janë me oksigjenoterapi. “53 gjithsej të shtrirë në Infektivë që janë të konfirmuar. Kemi edhe disa të tjerë që po presim rezultatet.

Nga këta 53,  6 i kemi me ogsigjenoterapi, ndërkohë që 4 pacientë i kemi në gjendje shumë të rëndë. Ata janë në Kujdesin Intensiv të Klinikës sonë dhe ne e vlerësojmë si gjendje kritike të tyre”, ka treguar Kransiqi.

Deri më tani në Kosovë janë 362 persona të prekur me koronavirus, 59 të shëruar dhe tetë të vdekur.