Shqipëria ka kaluar çdo pritshmëri duke arritur shifrën e 600 mijë vaksinimeve në të gjithë vendin që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh", përpara fundit të majit.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Objektivi i 500.000 vaksinimeve anti COVID, është arritur më 2 maj, 29 ditë para afatit të vendosur si synim nga qeveria. Ky objektiv ishte vendosur të arrihej në fund të muajit maj, por ende jemi në fillim të muajit dhe deri më tani janë bërë 600 mijë vaksinime duke kaluar çdo pritshmëri.
Në Shqipëri po vijon vaksinimi i qytetarëve sipas grupeve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur që prej javëve të para të Janarit të këtij viti. Kurse vaksinimi masiv vijon prej më shumë se një muaji dhe efektet janë ndjerë ndjeshmë, pasi kemi pasur ulje të numrit të infeksioneve ditore dhe vdekjeve.
Në 24 orët e fundit e ka humbur betejën me COVID vetëm një qytetar. Edhe rastet ditore kanë ardhur duke u ulur ndjeshëm. Këtë të dielë ministria e Shëndetësisë ka raportuar vetëm 57 raste të reja për 24 orë. I lartë ka qenë edhe numri i qytetarëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 që është 963. Qytetet më të prekura sa i përket numrit të rasteve të reja me COVID janë Tirana në të cilën janë raportuar 14 raste, më pas Korça me 6, Devolli me 5, Lushnje dhe Vlorë me 4.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05