Një pjesë e shqiptarëve vijojnë ende të injorojnë masat e kërkuara nga policia e shtetit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ku në 24 orët e fundit u gjobitën me 10.000 lëkë 262 këmbësorë të cilët lëvizinin pa ndonjë arsye apo emergjencë përtej orarit të lëjuar.
Gjithashtu, u ndëshkuan me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 qytetarë, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.
Ndërsa u arrestuan dy qytetarë në Durrës, që kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë pasi i’u kërkua autorizimi i lëvizjes, të cilin ato nuk e kishin.
Ndëshkimit nuk i shpëtoi as një qytetar në Lushnjë i cili u gjobit me 700.000 lekë pasi kishte thyer rregullin e vetkarantinimit pasi ishte kthyer nga vendet e prekura nga Covid-19.
Po në 24 orët e fundit u ndëshkuan 41 shoferë që shkelën urdhrin e ndalim qarkullimit,çka solli bllokimin e lejes së drejtimit dhe bllokim të automjetit.
Ndërkohë që nuk munguan as arrestimet, në Tiranë 3 shoferë u konstatuan se qarkullonin me automjetin e tyre pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur.
Nga ana tjetër u nëshkuan edhe 5 pronarë lokalesh të cilët vijonin të mbanin të hapur aktivitetin e tyre pavarësisht urdhrit për ti mbyllur ato deri në përfundim të fatkeqësisë me koronavirusin. Ndërsa në Kukës u procedua penalisht një administrator lokali i cili krahas mosbindjes së urdhrit për të mbyllur biznesin zhvillonte aktivitetin e tij pa Nipt.
-
levizin per buk njerzit dhe jo per tu ngec me policat,po te ken durim shqiptaret se Zoti eshte duke marr shenime
Përgjigju -
te gjeithe keta qe thyejne rregullate jane elemente te P,D,S ,E LS DUANE pushtet se zbene
Përgjigju










Komente
Komento