Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge ka konfirmuar se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Kluge përmes një postimi në Twitter, shkruan se ditën e sotme do të mbërrijnë vaksinat e parë në Kosovë duke iu përgjigjur një komentuesi.
Lajmi është konfirmuar sot edhe në një njoftim të zyrës së kryeministrit, Albin Kurti, ku theksohet se ora e mbërritjes së tyre do të jetë në 20:15 në aeroportin Adem Jashari. Megjithatë nuk bëhët e ditur sasia e dozave që do të arrijnë, edhe pse ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte deklaruar se në mars do të arrinin 33 000 doza.
Vaksina e para që do të vijnë në Kosovës janë AstraZenecas, të cilat janë siguruar nëpërmjet mekanizmit COVAX, platformë nëpërmjet të cilës vendi ka porositur 100.800 doza.
Kosova është i vetmi vend në Evropë, që nuk kishte marrrë vaksina kundër Covid-19, ndërkohë që Shqipëria i ka ardhur në ndihmë, ku i ka premtuar që do të vaksinojë të gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët në total janë 11 mijë.

Postimi i Hans Kluge
Komente








Shyqur mos te dergojm ne tona, ti mbajm per popullin ton
PërgjigjuMe ne fund,edhe ne kOSOVA e fundit mori vaksinin Astra Seneca,dhe kshtru leshyhet lista e shtetetve qe nuk kane marr vaksinen.
PërgjigjuMe ket shkrimin tend vaksina shkon dem