Videoja nga Infektivi, Spahia: Po krijohet panik, tamponet vazhdojnë të jepen me racion

Videoja nga Infektivi,  Spahia: Po krijohet panik, tamponet vazhdojnë të jepen me racion

Bardh Spahia

Pas publikimit të videos nga Infektivi, ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia thotë se po krijohet panik tek qytetarët me anë të pamjeve. Ai ka denoncuar përsëri çështjen e bërjes së tamponeve me racion, ku kësaj radhe ka marrë rastin e Shkodrës. Spahia  thotë se pas denoncimeve se Shkodra kishte 5 tamponë në ditë me racion, u bënë 6, një shifër tejet qesharake për popullsinë e zonës dhe tashmë spitali rajonal i Shkodrës është në kolaps, me pacientë të dyshuar me Covid.

Postimi i plotë i tij:

Dhënia e tamponëve me racion, është një praktikë e ligë, e cila sado të mohohet, dikur do shpërthejë publikisht dhe kostot janë njerëzore. Po ndodh në Shkodër! Pas denoncimeve se Shkodra kishte 5 tamponë në ditë me racion, u bënë 6, një shifër tejet qesharake për popullsinë e zonës. Tashmë spitali rajonal i Shkodrës është në kolaps, me pacientë të dyshuar me Covid, e të testuar vetëm me skaner, që konfirmoi dyshimet e mjekëve. Shkak është mungesa e tamponëve, sepse nga 3-6 tamponë që i dërgohen Shkodrës janë një tallje, jo mbështetje në këtë situatë shpërthimi të virusit Korona. 

Dhe në vend që të merren masa urgjente, impenjimi është për ta fshehur situatën, duke ç'orientuar publikun. Është modeli që Edi Rama vazhdon të ndjekë edhe në largim! Postohet video nga spitali infektiv për të krijuar panikun, të vetmen “punë” që di të bëjë mirë. E nga ana tjetër zhvendoset orari i raportimit ditor të situatës së Covid-19, nga paradite në pasdite, në mënyrë që të riparohet disi sa për fasadë, realiteti i mungesës së tamponëve! Si ka mundësi që të vazhdohet me të njëjtën praktikë, e cila rezultoi një dështim spektakolar dhe këtë e dëshmojnë çdo ditë shifrat që shpallen, ato që i kontrollojnë vetë autoritetet? Ky dështim në menaxhimin e Covid-19 ka vetëm një emër: Edi Rama. Siç kemi bërë që në muajin mars, nuk do lodhemi së përsërituri, se duhet rritur patjetër, e sa më shumë numri i testimeve, sidomos në kushtet kur të gjithë i janë kthyer normalitetit, edhe të stinës, pushimeve!

Është e papranueshme që vatrat të shfaqen çdo ditë, edhe në spitale, sepse njerëzit nuk testohen e lihen në mëshirë të fatit! Maskat e higjiena mbeten një sakrificë e njëanshme e qytetarëve, nëse autoritetet shëndetësore nuk bëjnë detyrën e tyre: testim e gjurmim, intensiv madje në këtë fazë! Shpenzimi i energjive për të mbuluar dështimin me propagandë është kriminal! Propaganda të kushton më shtrenjtë sepse rrezikon jetë njerëzish!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 18/07/2020 18:25

    Qenke trembur shum je dhier ne brek. E verteta esht e hidhur po ku jeni ju “ mjeket demokrat “ pas fustanit te mamit shkoni e ndihmoni mjekesin mos rrini ne foltore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë