Covid-19, vdes edhe një tjetër pacient me koronavirus në Kosovë

Covid-19, vdes edhe një tjetër pacient me koronavirus në Kosovë

Klinika Infektive në Prishtinë ka njoftuar për vdekjen e pacientit me inicialet K.Q., i prekur nga  infeksioni i koronavirusit

Viktima, 53-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 13 prill.

“Te i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetojë sëmundjes”, është thënë një njoftim.

Kjo është vdekja e 19-të që regjistrohet si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë 630 persona.

Nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus janë shëruar 138 persona.

Me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?