COVID19/ Vetëm 24 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 835 të shëruar dhe 73 të shtruar në spitale! Sot 8092 qytetarë të vaksinuar

COVID19/ Vetëm 24 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 835 të shëruar dhe 73 të shtruar në spitale! Sot 8092 qytetarë të vaksinuar

Spitali Infektiv

Në përditësimin e 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 3051 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me COVID-19, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.   

Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (19 Maj 2021)

Raste të reja ditore         24

Të shëruar në 24 orë      835

Të shtruar në spitale      73

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                3,051 

 

Testime totale            685,616

Raste pozitive             132,095

Raste të shëruara        127,240

Raste Aktive                  2,417

Humbje jete                  2,438

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1821

Korçë            136

Shkodër       108

Vlorë             58

Lezhë           55

Fier               53

Gjirokastër   52

Elbasan        47

Berat             41

Durrës          26

Kukës           16

Dibër           4

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Manastirliu: Sot 8092 qytetarë të vaksinuar, mbi 697 mijë që prej fillimit të fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’

Ditën e sotme janë vaksinuar 8092 qytetarë. Ministrja e Shëndetësisë njofton se që prej fillimit të fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë vaksinuar 697.039.

Vaksinimet e kryera sot
K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 19/05/2021 19:11

    Me duket se imunizimin e paskemi fituar prej muajsh, sepse sic po duket nuk po rriten me rastet edhe pse gjate fushates pati grumbullime nga anarkistet e PD..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve