Covid-19, votim me maska në Maqedoninë e Veriut

Covid-19, votim me maska në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, për të cilat ende nuk është caktuar data, do të mbahen në bazë të një protokolli të hartuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, që parasheh kritere të rrepta, si për fushatën zgjedhore, ashtu edhe për ditën e zgjedhjeve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se qytetarët të drejtën e votës do ta realizojnë me maska mbrojtëse, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të distancës prej dy metrave.

“Në ditën e zgjedhjeve, anëtarët e këshillave votues, vëzhguesit e partive politike dhe të organizatave joqeveritare duhet të mbajnë maska, të përdorin mjete dezinfektuese si dhe të ajrosin hapësirat ku zhvillohen votimet… këto masa merren për faktin se në këto ambiente vështirë se do të ketë mundësi për distancë fizike...e njëjta vlen edhe për votuesit, të cilët gjithashtu në kushtet e përcaktuara do të realizojnë të drejtën e votimit”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë.

Ai ka theksuar se komisioni ka paraparë mundësinë që zgjedhjet të mund të zgjasin deri në orën 21:00, apo dy orë shtesë nga afati i paraparë deri në 19:00 nëse KSHZ-ja dhe institucionet tjera vlerësojnë se ka nevojë për një gjë të tillë.

Ministri Filipçe tha se partitë do të mund të bëjnë organizime gjithashtu nën kritere të posaçme, me sa më pak njerëz dhe në distancë fizike.

Ai tha se protokolli është miratuar pasi gjendja ka nisur të normalizohet, por raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur rritje të numrit të të infektuarve.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja, që paraqet rritjen më të madhe nga 9 maji, kur ishin regjistruar 36 të infektuar.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 9 persona janë infektuar në Shkup, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, nga 2 në Ohër, Strugë, Veles dhe Manastir si dhe 1 person në Kumanovë.

Të dhënat kanë dalë nga 394 teste që janë kryer nga Instituti i Shëndetit Publik institucionet tjera shëndetësore.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer 20,088 teste.

Nga gjithsej 1,723 të infektuar, 1,235 janë shëruar, 95 kanë vdekur ndërsa 393 janë shëruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja