Covid-19/ Xhaçka dhe efektivët e FA shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë

Covid-19/  Xhaçka dhe efektivët e FA shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shoqëruar edhe nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako ka qenë në Thumanë, Shijak e Ishëm për të shpërndarë së bashku me efektivë të Forcave të Armatosura pakot ushqimore për familjet në nevojë.

Gjatë bisedave me banorët, Xhaçka i ka këshilluar të respektojnë rregullat e përcaktuara për tu mbrojtur nga COVID-19. 

"Kujdesuni për veten. Qëndroni në shtëpi e na kontaktoni nëse ju nevojitet diçka. Të gjithë bashkë do të bëjmë çmos që ta kalojmë këtë situatë", tha Xhaçka.

Shpërndarja e pakove ushqimore do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në kapërcim të situatës së krijuar nga Covid 19.

Forcat e Armatosura, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Rezervat e Shtetit janë angazhuar që në bashkëpunim me pushtetin vendor të shpërndajnë në të gjitha bashkitë e vendit ndihma ushqimore për të moshuarit dhe familjet e varfëra.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD