COVID-19/670 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit! Mbi 500 personel shëndetësor të vaksinuar

COVID-19/670 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit! Mbi 500 personel shëndetësor të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 670 raste pozitive dhe 4 humbje jete për shkak të COVID-19. Nga 3331 testime të kryera në 24 orë nga dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.  

COVID-19 – Statistika (20 Janar 2021)

Raste të reja ditore        670

Të shëruar në 24 orë     505

Të shtruar në spitale     279

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore              3331

Testime totale            321,372

Raste pozitive             69,238

Raste të shëruara         41,969

Raste Aktive                25,978

Humbje jete                 1291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15156

Fier  1953

Durrës    1444

Shkodër  1320

Elbasan     1055

Vlorë     1019

Lezhë    962

Korçë    874

Berat     812

Dibër     506

Gjirokastër 502

Kukës    375

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Dita e 10-të e vaksinimit anti COVID/ Specialistja Preza: Janë vaksinuar mbi 500 personel shëndetësor, nuk kanë shfaqur efekte anësore (VIDEO)

Sot u shënua dita e 10-të e vaksinimit antiCOVID në vendin tonë. Në një intervistë për Report Tv, specialistja e programit e vaksinimit në ISHP, Iria Preza shprehet se procesi vijon normalisht dhe se deri më tani janë vaksinuar mbi 500 personel shëndetësor. Gjithashtu ajo  shprehet se asnjë prej të vaksinuarve nuk ka shfaqur simptoma apo efekte anësore.

"Janë bërë afërsisht 500 vaksina për personat që i përkasin personelit shëndetësor, kryesisht nga spitalet COVID dhe urgjencës së qarkut të Tiranës. Edhe sot ka qenë një proces i qetë. Ashtu siç kemi thënë më parë, një pjesë e rëndësishme e vaksinimit është raportimi i ndonjë efekti anësor. Në raportimet që kemi janë efekte të zakonshme, një dhimbje në vendin e injektimit nga shpimi. Në këtë sasi të parë që kemi jemi të fokusuar tek personeli shëndetësor sidomos për ata që janë në vijë të parë. Janari është i konfirmuar që pritet të vijë sasia tjetër nga Pfizer dhe menjëherë do vijojë puna për vaksinimin e grupeve të tjera prioritare. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi të vetëdijshëm të presim. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm, të jemi të duruar të dëgjojmë, të marrim informacione nga burime të besueshme, nga media, mos të tregohemi të paduruar" - tha Preza.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 20/01/2021 17:27

    U ftofshi në myth, prorisnisni deri në shtator tani për vaksinat e tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, ekstradohen 2 persona në Itali

EMRAT/ Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, ekstradohen 2 persona në Itali