COVID-19/Greqia zgjat deri në 25 tetor masat kufizuese për hyrjen e shqiptarëve

COVID-19/Greqia zgjat deri në 25 tetor masat kufizuese për hyrjen e shqiptarëve

Greqia të shtyrë sërish afatin e mbajtjes mbyllur të kufirit me Shqipërinë për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit. Ambasada greke në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook, shkruan se   masat kufizuese tashmë në fuqi për personat që hyjnë nga Shqipëria në Greqi, zgjaten siç janë deri më 25 tetor.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 25 tetor”, shkruan ambasada.

Gjithashtu mbetet në fuqi paraqitja e testit negativ për COVID 19. Teksa doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit çdo ditë, numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë është 750 persona dhe 300 në Kapshticë.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla