Sot në Kosovë ka ndërruar jetë edhe një tjetër person i infektuar nga koronavirusi duke e rritur në 12 numrin e vdekjeve
“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj”, thuhet në njoftimin e autoriteteve shëndetësore.
“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.
Në Kosovë numri i përgjithshëm i të infektuarve është 450.