Covid-19/Maqedonia e Veriut, futen në karantinë një dyzinë funksionarësh, takuan kreun e Kumanovës i testuar pozitiv

Covid-19/Maqedonia e Veriut, futen në karantinë një dyzinë funksionarësh, takuan kreun e Kumanovës i testuar pozitiv

Në Maqedoninë e Veriut Virusi korona, përveçse ka prekur të parët në vijën e fronit që janë personeli mjekësor, nuk ka kursyer as funksionarët. Disa të infektuar, disa në izolim dhe disa nën masa të shtuara kujdesi, është gjendja aktuale në mesin e përfaqësuesve në institucione.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, i ndodhur në grupin e përfaqësuesve të ekzekutivit të cilët dy ditë më parë takuan kreun e Kumanovës Maksim Dimitrievski, i cili është testuar pozitiv, tani kryen detyrën nga shtëpia. Ademi thotë se për momentin, nuk ka asnjë simptomë të virusit.

Ndër pacientët që kurohet nga infektimi i Covid 19 është edhe deputetja e LSDM-së Keti Smilevska e cila ndodhet e shtruar në spital. Ajo thotë se sëmundja është serioze dhe e ka përjetuar rëndë.

Në gjendje të mirë tani është kreu i Komunës Çeshinovë-Obleshevë, Goranço Kërstev. Ai ishte funksionari i parë që u infektua me virus në Maqedoni. Me rezultat pozitiv për momentin është i pari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Pas takimit me Dimitrievskin u izoluan një pjesë e pjestarëve të ekzekutivit. Kryeministri Oliver Spasovski një ditë më parë njoftoi se do të qëndrojë në izolim dhe do të drejtojë qeverinë nëpërmjet formave elektronike. Në shtëpi do të qëndrojë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga ku do të mbajë kontakte të vazhdueshme me Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe do të njoftojë opinionin për situatën nëpërmjet alternativave “online”. Po ashtu, në izolim për disa ditë ka deklaruar se do të qëndrojë edhe zv/kryeministri Bujar Osmani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit