COVID-19/Pezullimet në Teatrin Kombëtar, shtyhen dy shfaqjet e Altin Bashës dhe Erik Vinger

Artistët e Teatrit Kombëtar për shkak të COVID 19 që prej muajit mars të këtij viti e kanë zhvendosur aktivitetin e online nga shtëpitë e tyre. Nga tre projektet e prezantuara në kalendarin artistik për muajt shtator 2019 deri në qershor të 2020-s, është ngjitur në skenë vetëm, “Galaksia” apo ndryshe “Skena nga një ekzekutim” me regji të Rovena Lules. Ndërsa, dy projektet "Coriolanus" me regji të Altin Bashës dhe “Borgjezi Fisnik" me regji të Erik Vinger përkatësisht të financuara nga buxheti i shtetit secila me 5 500 000 lekë janë pezulluar.

Cilat janë projektet që kishit planifikuar deri në mbyllje të sezonit janar-qershor 2020?

Këto projekte janë të pasqyruara dhe në kalendarin artistik (shtator 2019 - qershor 2020) dhe konkretisht për periudhën e kërkuar nga ana juaj projektet e planifikuara janë:

- Projekti "Skena nga një ekzekutim" me regji të Rovena Lules, i cili është realizuar, 100%.

- Projekti "Coriolanus" me regji të Altin Bashës (Periudha përgatitjes dhe realizimit, shkurt - 7 Prill 2020) pezulluar.

-Projekti " Borgjezi Fisnik" me regji të Erik Vinger (Periudha përgatitjes dhe realizimit, Mars - 22 Maj 2020).

Çfarë projektesh apo aktivitetesh të programuara nga institucioni janë pezulluar për shkak të COVID-19?

Projektet e pezulluara janë: "Coriolanus" dhe "Borgjezi Fisnik" si dhe disa projekte nga skena e pavarur apo projekte në bashkëpunim  me Ministrinë e Kulturës etj.  (referuar  Kalendarit Artistik të pasqyruara në faqen zyrtare dhe facebook të institucionit).

Sa është fondi i projekteve të pezulluara në total?

Fondi i projektit "Coriolanus" i planifikuar në total, është 7.100.000 lekë, nga buxheti i shtetit do të financohen 5.500.000 lekë, ndërsa pjesa tjetër 1.600.000 është planifikuar me sponsorizim.

Fondi i projektit "Borgjezi fisnik" i planifikuar në total, është 6.500.000 lekë, nga buxheti i shtetit do të financohen 5.500.000 lekë, ndërsa pjesa tjetër 1.000.000 lekë është planifikuar me sponsorizim nga ambasada franceze.

Çfarë do të ndodh në këtë rast, si do të menaxhohen fondet?

Do i përgjigjesha thjesht dhe qartë. Sipas vendimit të qeverisë nëse gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë në fund të muajit qershor, në të cilin ne na mbaron dhe kalendari artistik. Sigurisht në varësi dhe të lejimit nga qeveria të grumbullimeve publike, si ç'janë dhe disa institucione të kulturës, ku bëjmë pjesë dhe ne, do të na duhet të hartojmë strategji të reja për vazhdimësinë e punës dhe "aktiviteteve artistike", të cilat mund të jenë të formës online ashtu si kemi vepruar gjatë kësaj periudhë.

Cilat janë iniciativat e institucionit tuaj këtë periudhë për të qenë pranë publikut, edhe pse jo drejtpërdrejtë?

Këtë periudhë, Teatri Kombëtar, si dhe disa institucione të tjera të artit e kulturës, kemi punuar fort për të qenë online pranë publikut të vet dhe gjithë qytetarëve të vendit. Teatri nëpërmjet projektit "The  shoë must GO ON", mendojmë se ja ka arritur qëllimit për të cilin u krijua, duke qenë prezent në shtëpitë e të gjithëve.

Nëse kjo situatë do të zgjatë a keni një plan rezervë?

Ju e dini që me Urdhër të qeverisë, janë pezulluar dhe aktivitetet artistike, pra dhe puna në Teatrin Kombëtar. Pjesa më e madhe e administratës punon online, dhe pjesa e mbetur punon me kohë të pjesshme në zyrë, në vartësi me nevojat e institucionit.

Përsa i përket planit rezervë, për periudhën pas muajit qershor ai do të vijë pas konsultimeve dhe punës me të gjithë administratën dhe artistët, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Deri atëherë Teatri Kombëtar punon çdo ditë për realizimin e projektit online të cituar më sipër ""The  shoë must GO ON".

Dhe së fundmi, pagat e punonjësve të institucionit tuaj (artistë apo administratë), janë prekur (apo përgjysmuar) deri më tani nga iniciativat e qeverisë?

Deri tani, që po komunikojmë bashkë me shkrim, nga iniciativat e qeverisë nuk janë prekur apo përgjysmuar paga e asnjë punonjësi në këtë institucion.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës