Covid/Amerika Latine - 2.3 milionë të identifikuar pozitiv dhe 85 mijë viktima në Brazil

Covid/Amerika Latine - 2.3 milionë të identifikuar pozitiv dhe 85 mijë viktima në Brazil

Në Amerikën Latine dhe Karaibe, është tejkaluar pragu i katër milionë rasteve të infeksionit.

Brazili, gjigandi i Amerikës Latine ka rreth 2.3 milionë të identifikuar pozitiv me Covid.

Në vend numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të Covid që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është mbi 85 200 vdekje, ndërsa autoritetet po shohin mundësinë e anulimit të karnavaleve të famshme.

Situata e pandemisë është veçanërisht dramatike në Peru, ku sistemi shëndetësor në qytetin e dytë të vendit, Arequipa, është plotësisht i saturuar.

Njerëzit e infektuar flenë në tenda jashtë spitaleve ose në makinat e tyre, me shpresë se do të gjejnë një vend në spitale.

Në Nikaragua, maska ​​do të jetë e detyrueshme gjithashtu për mbretëreshat e bukurisë teksa konkursi për kurorën Miss Nicaragua 2020 do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në Indi, u regjistruan 740 vdekje të reja që i atribuohen Covid-19.

Me një total prej 30.000 viktima, vendi ndodhet i gjashti me më shumë humbje jete pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Britanisë së Madhe, Meksikës dhe Italisë.

Disa rajone të Indisë ndërkohë kanë zgjedhur të vendosin përsëri masa kufizuese për të përmbajtur përhapjen e infeksionit të koronavirusit.


Lajmi kryesor:

5 viktima në Itali nga Covidi! Ditë rekord rastesh të reja në botë, mbi 284 mijë të prekur! Më shumë se 145 500 mijë vdekje në SHBA


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren