COVID-i i merr jetën një prej violinistëve më të spikatur të TKOB-së (EMRI)

COVID-i i merr jetën një prej violinistëve më të spikatur të TKOB-së (EMRI)

Pavllo Papalil

Koronavirusi i ka marrë jetën një prej violinistëve më të spikatur të Teatrit të Operas dhe Baletit, Pavllo Papalilo. Lajmi është bërë i ditur nga vetë TKOB në faqen zyrtare.

"Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të një ndër violinistëve të spikatur të TKOBAP-së, Pavllo Papalilo. Pavllo Papalilo u nda sot nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një lufte me Covid-19, të cilën nuk e fitoi dot.

Violinisti Papalilo e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1970 si violinist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit deri në daljen e tij në pension në vitin 2013. Pasioni dhe korrektësia ka karakterizuar violinistin Papalilo në punën e tij për 4 dekada me radhë, duke marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e realizuara nga TKOB, opera, balete, koncerte simfonike, si brenda dhe jashtë vendit. Do të mbetet artisti që u shqua për urtësinë dhe thjeshtësinë e tij, njeriu model i orkestrës.

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij", shkruhet në njoftimin zyrtar.


Lajmi kryesor:

Ulet numri i rasteve të reja, por më shumë viktima! Sot 461 të infektuar dhe 14 humbje jete! S'fitojnë betejën me COVID ish-deputeti i PD-së, mësuesit e regjisorit


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi