COVID-i shuan përgjegjësin e qarkullimit rrugor në Shkodër, Spahia: Kolegëve të tij nuk u është bërë tampon! Operatori: S'është e vërtetë

COVID-i shuan përgjegjësin e qarkullimit rrugor në Shkodër, Spahia: Kolegëve të tij nuk u është bërë tampon! Operatori: S'është e vërtetë

Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar lidhur me vdekjen e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër, Safet Morina. Ai thotë se pas vdekjes së tij, kolegëve nuk u është bërë testi pasi mungojnë tampone. Spahia denoncon situatën dhe i drejtohet qeverisë se po lë punonjësit e saj në mëshirë të fatit.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Mungesë tamponesh edhe për uniformat blu në Shkodër. Qytetarët në mëshirë të fatit!

Denoncimi paraqet situatën skandaloze që e kemi denoncuar edhe më parë në Shkodër, tamponet me racion ose mungesën e tyre. Një punonjës i qarkullimit rrugor humbi jetën dhe kolegëve të tij nuk u bëhet testi! Ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë punonjësve të tjerë të rendit. As për kategoritë e linjës së parë nuk pyetet si personel shëndetësor e uniformat blu? Zoti kryeministër e zonja ministre e shëndetësisë, si mund të qëndroni akoma në detyrë e kaq indiferentë? A e shikoni se dështimi juaj po kushton jetë, ndërsa dukshëm nuk ka as përgatitje e as masa për të shmangur ketë kolaps! Zoti ministër i rendit! Janë punonjësit tuaj këta që po vdesin e janë lënë në mëshire të fatit në Shkodër!! Si mund të heshtni kështu? Çfarë soji jeni qe keni kurajën që heshtni me një situatë të tillë?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Denoncimi i PD-së, Operatori Shkodër: Nuk është e vërtetë, po punojmë pa pushim

Pas denoncimit të Bardh Spahisë, ku tregon se pas vdekjes së shefit të qarkullimit në Shkodër nuk u është bërë tamponi kolegëve të tij, ka reagua operatori. Ai thekon se deklaratat janë të pavërteta dhe se po punohet sipas protokolleve për të izoluar virusin.

"Deklarata e ish-deputetit Spahia për tamponet në NJVKSh Shkoder, janë të pavërteta dhe nuk do e zbehin punën e qindra punonjësve të shëndetësisë në Shkodër që po punojnë pa pushim për të testuar, izoluar dhe gjurmuar çdo rast të dyshuar me Covid 19 dhe për të trajtuar çdo pacient në nevojë për kujdes shëndetësor. Po punohet sipas protokolleve për të izoluar virusin në çdo vatër aktive dhe vijon furnizimi në vazhdim me tampone për NJVKSh Shkodër dhe në të gjithë Rajonin e Veriut. Jemi të hapur për çdo verifikim dhe hedhim poshtë çdo të pavërtetë që cënon punën e palodhur të punonjësve të kujdesit shëndetësor Shkodër, në shërbim 24/7 në territor. Përfitojmë nga rasti që të inkurajojmë të gjithë punonjësit e shërbimeve shëndetësore për përkushtimin dhe devotshmërinë gjatë këtyre muajve të vështirë në përballimin e epidemisë", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë