TIRANË- Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, ka bërë me dije se në radhët e FA-së ka pasur 9 ushtarakë të infektuar, 5 nga të cilët janë në misione jashtë vendit. Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Kollçaku është shprehur së në total janë kryer 200 testime.
"9 të prekur në total. Nga këta 5 në misione; 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan dhe 4 të tjerë në Shqipëri. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë por jo në gjendje kritike serioze, një i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre. Të gjithë janë ndjekur nga mjekë të njësisë mjekësore ushtarake, komandave në operacion dhe mjeku i familjes", u shpreh Kollçaku.
Kollçaku thekson se i infektuar është edhe një ushtar në bazën ushtarake në Bonavi i cili është vetë-izoluar. “Ka rezultuar një i prekur në bazën ushtarake në Bonavi, i cili është vetë- izoluar”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Shefi i Shtabit ka treguar se po merren masa për një valë të dytë të mundshme të COVID-19 në vjeshtë. “Po marrim masa për një valë të dytë të mundshme në vjeshtë”, u shpreh ai, teksa theksoi se gjatë kësaj kohe ushtria ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me policisë, ku mijëra forca ushtaraka në kanë patrulluar së bashku me rendin në zbatimin e masave të sigurisë.
Vala dyt erdhi ti thu vjesht hajde kopetent hajde
Përgjigju