COVID-i u mbylli punën/ Në Shkodër, Lezhë dhe Korçë qytetarët protestojnë për pagën e luftës (VIDEO)

Pandemia mbylli shumë vende pune dhe kjo ka bërë që shumë punonjës të protestojnë për përfitimin e pagës së luftën nga paketat financiarë që ka miratuar qeveria. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar protesta në Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Rreth 30 punonjës  të një bar-restoranti në Shodër kanë protestuar ditën e sotme para Drejtorisë së tatime në këtë qytet për të kërkuar pagën e luftës. prej mbylljes së aktivitete në muajin mars, ata kanë mbetur të papunë, ndërsa deklarojnë se nuk kanë marrë pagën e luftës.

Sipas tyre pronari u ka thënë se ka bërë kërkesën dhe ka plotësuar dokumentacionin, por ende nuk kanë marrë asgjë. Ata thonë se prej 3 muajsh janë pa rrogë dhe se nuk mund të mbajnë dot familjet e tyre.

E njëjta situatë është shfaqur edhe në Lezhë. 40 punonjës të një fasonerie të prodhimit të këpucëve kanë kërkuar pagën e luftës, ndërsa shprehen së një pjesë e kanë marrë, ndërsa ata ende jo. Punonjësit thonë për Report Tv se po punojnë duke rrezikuar jetën.

Nga na tjetër në Korçë, punëtor e firmës Lorenzo Shpk kanë protestuar para bashkisë për pagën e luftës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë