Bashkia e Tel Aviv-it, kryeqyteti I Izraelit, në këto kohë të vështira me pandeminë që kërcënon çdo aspekt të jetës publike, edhe atë kulturore, ka menduar një zgjidhje mjaft inovative; një kienema në ambient të hapur, brenda në liqen.
Vizitorët mund të ndjekin filmin duke pedaluar me varka dhe të zënë vendin për të parë filmin, duke ruajtur njëkohësisht edhe distancën fizike mes tyre, një element mjaft i rëndësisishëm në botën e vitit 2020.
Kinemaja pluskuese ka vend për rreth 70 varka me pedalim, secila me 2 metra distancë nga tjetra. E gjitha është improvizuar në parkun e liqenit Yarkon.
Gjatë gushtit, çdo mbrëmje, kinemaja do të transmetojë nga dy filma.
Pasi e menaxhoi me sukses valën e parë të virusit në pranverë, Izraeli po përballet tashmë me valën e dytë të virusit, dhe deri më tani raporton mbi 100 mijë raste si dhe 795 viktima.