Covid-Kina e gatshme të punojë me Gjermaninë dhe BE për të mbështetur OBSH

Covid-Kina e gatshme të punojë me Gjermaninë dhe BE për të mbështetur OBSH

Gjatë një telefonate me kancelaren gjermane Angela Merkel për të katërtën herë që nga shpërthimi i pandemisë, Presidenti Kinez Xi Jinping theksoi se Kina vlerëson pozicionin objektiv dhe racional të qeverisë gjermane, si dhe respektin e saj për shkencën dhe se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Gjermaninë për të mbështetur punën e OBSH-së, për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar brenda Kombeve të Bashkuara dhe G-20, të ndihmojë vendet afrikane që të përmbajnë Covid 19 dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë.

Kancelarja Merkel tha se vlerëson njoftimin e Presidentit Xi se vaksina e koronavirusit kinez do të bëhet një e mirë publike globale.

Në rrethanat aktuale, shtoi Angela Merkel, forcimi i solidaritetit ndërkombëtar dhe multilateralizmit është thelbësor për luftën globale kundër pandemisë. Berlini, vazhdoi Merkel, është e gatshme të konsolidojë tregtinë me Kinën dhe të konfirmojë mbështetjen e saj për rolin e rëndësishëm që luajti OBSH në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar shëndetësor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik