Covid-Kosovë, hyjnë në fuqi masat e reja të izolimit! Ministri i Shëndetësisë: Për të pabindurit gjoba nga 1000-8000 euro

Pasi dje në Kosovë u raportuan nëntë të vdekur dhe 152 raste të reja me Covid, nga sot në vend hyjnë në fuqi masat e reja të izolimit të shpallura dje në mbrëmje nga qeveria Hoti. Qeveria të dielën miratoi një sërë masash me qëllim parandalimin e pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se nga sot, mosrespektimi i masave do të shoqërohet me sanksione financiare.  Në bazë të ligjit, personat fizik dhe juridikë të cilët nuk e zbatojnë masat do të gjobiten nga 1000 deri 8000 euro.

Ndër masat e aprovuara është edhe rikthimi i masës së kufizimit të lëvizjes në disa qytete ku ka më së shumti raste të infektimeve. Prej sot, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri. Megjithatë, personat nga këto komuna dhe pas kufizimit, mund të lëvizin vetëm në raste të veçanta, si rastet urgjente shëndetësore, në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta që nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten.

Po ashtu, prej sot, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, baret, klubet e natës dhe të ngjashme me to, i’u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete). Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik si autobusë apo taksi, do lejohen të operojnë me përgjysmim të kapaciteteve.

Po ashtu, institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës detyrohen të reduktojnë numrin e të punësuarve vetëm në nivel të stafit të domosdoshëm kurse Institucioneve shëndetësore publike dhe private u rekomandohet të reduktojnë shërbimet shëndetësore joesenciale.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi të dielën për 9 viktima dhe 152 raste të reja infeksioni. Me këto shifra, numri i të vdekurve në vend është rritur në 75, për një total të prekurish nga sëmundja prej 3508, nga të cilët 1531 raste janë ende aktive.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë