Covid-Lehtësohen masat e izolimit, në Francë dhe Gjermani rritje e numrit të infeksioneve nga Covid

Covid-Lehtësohen masat e izolimit, në Francë dhe Gjermani rritje e numrit të infeksioneve nga Covid

Bilanci i përditshëm i viktimave të koronavirusit në Francë është ngritur sërish në mbi 100, për të parën herë në 13 ditë.

Autoritetet thanë se viktimat e 24 orëve të fundit ishin 107 në një total prej 28940, shifra e pestë më e lartë në të gjithë botën.

Si edhe pjesa më e madhe e Evropës, Franca është në procesin e zbutjes së kufizimeve dhe rikthimit të jetës publike.

Ministri francez i financave në anën tjetër, i tha gazetarëve se ekonomia e vendit do të kontraktohet me 11 për qind këtë vit, një parashikim ky akoma më i keq se vlerësimi i mëparshëm prej 8 për qind. E nëse kjo ndodh, recesioni do të ishte më i rëndi që nga lufta e dytë botërore.

Në anën tjetër, në kryeqytetin gjerman, shkalla e riprodhimit të virusit, sipas autoriteteve ka rënë në 1.95, çka do të thotë se një person i infektuar, në Berlin, ia kalon virusin afërsisht dy të tjerëve.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se kjo tregon një përmbysje të trendit. Gjermania po del ngadalë nga izolimi por kjo po shoqërohet me raste të reja të koronavirusit dhe shqetësime të shtuara.

Disa mbledhje familjesh të zgjeruara në qytetin e Gotingenit, në veri perëndim të vendit, dy fundjava më parë, kanë rezultuar në një rritje lokale të rasteve, çka sipas autoriteteve nxjerr në pah nevojën për respektimin e rregullave të distancimit social.

Gjermania regjistron mbi 7000 raste aktive të koronavirusit ndërkohë që numri i viktimave në vend, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është 8552.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 71 viktima...Zero vdekje në 11 Rajone! Alarm infeksionesh në Amerikën Latine


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm