Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se gjatë kësaj jave do të vendosin rreth shfuqizimit të masave në vendkalimet kufitare. Përkatësisht, pritet që të hiqet masa e izolimit prej 14 ditësh për qytetarët që hyjnë në vend, të cilëve përveç kësaj, sipas masave në fuqi, u kërkohej që të kishin testin negativ për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.
Ky vendim vjen pas reagimeve të shumta të sektorit të biznesit dhe agjencive turistike.
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se tashmë ka dërguar kërkesë zyrtare te Komisioni për sëmundje infektive, për të diskutuar mundësinë e shfuqizimit të masave që vlejnë për hyrjen në Maqedoni.
Aktualisht, personat që hyjnë në Maqedoni të Veriut duhet të dëshmojnë se janë negativ me koronavirus dhe testi nuk duhet të jetë më i vjetër e 72 orë. Por, pavarësisht kësaj, që të gjithë që hyjnë në shtet, duhet të vetizolohen për dy javë. Ndërkohë, personat që kalojnë transit nga Maqedonia e Veriut, apo turistët, obligohen që të largohen nga vendi brenda 5 orëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.6%
Vota total: 1610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor, 20:52
-
Maqedoni e Veriut/ Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
6 Dhjetor, 17:52
-
Sfida e ‘superman’ në Tik Tok iu rrezikon jetën, 11 gjimnazistë në spital në Maqedoninë e Veriut
6 Dhjetor, 08:00
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02
-
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
21 Nëntor, 16:54
-
Kimete Berisha: Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe
20 Nëntor, 11:20
-
Albin Kurti: Gjuha shqipe s’është zyrtare në RMV! BDI i tregon kushtetutën
18 Nëntor, 16:19