Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 4 viktima nga infeksioni I koronavirusit.

Bëhet e ditur se viktimat ishin të gjithë nga qyteti I Shkupit.

Totali i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 251

Gjithashtu u raportuan edhe 118 raste të reja infeksioni për një total prej 5311, nga të cilët 2048 janë shëruar, 74 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit