Covid-Mbretëria e Bashkuar regjistron më shumë vdekje në ditë sesa të gjithë vendet e BE-së bashkë

Covid-Mbretëria e Bashkuar regjistron më shumë vdekje në ditë sesa të gjithë vendet e BE-së bashkë

Mbretëria e Bashkuar regjistron më shumë vdekje të reja COVID-19 sesa gjithë vendet e BE në një ditë, teksa më 4 qershor u raportuan 359 viktima.

BE me 27vende, përfshirë vendet e goditura si Franca, Italia dhe Spanja, njoftuan 311 vdekje të reja rreth të njëjtës kohë së bashku.

Sidoqoftë, ka disa paralajmërime që duhen ditur për këtë.

Së pari, vendet regjistrojnë vdekjen e COVID-19 ndryshe: për shembull, një vdekje nga pneumonia në një vend mund të llogaritet si e lidhur me koronavirusin, por jo edhe në tjetrin.

Së dyti, ndërsa fataliteti mund të regjistrohej si i ri, mund të kishte ndodhur disa javë më parë dhe vetëm tani po raportohet.

Së treti, shpërthimi arriti kulmin në Mbretërinë e Bashkuar më vonë sesa në vendet e tjera europiane, gjë që mund të shpjegojë arsyen e shifrave më të larta.

Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë së Britanisë së Madhe, tha gjatë informimit të përditshëm nga Downing Street se shkalla e infeksionit COVID-19 në vend “nuk po zbret aq shpejt sa do të donim të ulej”.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i goditur në Europë me numrin e vdekjeve, tani në 39,728. Në nivel global, është i dyti pas SHBA-së përsa i përket vdekjeve.

Trembëdhjetë shtete anëtare, kryesisht kombe lindore dhe vendet baltike nuk regjistruan vdekje të reja, përfshirë Spanjën, ku asnjë vdekje e re nuk është vërejtur për tre ditë me radhë.

Me më shumë se 1.4 milion raste të konfirmuara, Kontinenti i Vjetër gjithashtu përbën gati një të pestën e të gjitha infeksioneve në të gjithë botën.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 85 viktima! Rritje e mprehtë e numrit të vdekjeve në Amerikën Latine


  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore