Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid është rritur në më shumë se 25 milion raste.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në afërsisht 842 500
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga infeksioni Covid, me gati 6 milionë raste dhe 182,760 vdekje, ndjekur nga Brazili me rreth 3.85 milion raste dhe 120,260 viktima.
India në grafikun e pandemisë renditet e treta me 3.54 milionë infeksione dhe 63.500 vdekje.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.477 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1365 raste të reja pozitiv, për një total prej 268 218 të prekurish nga Covid.
Në vend sot pati edhe 313 pacientë të shëruar, për një total prej 208 536.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 235 raste të reja pozitiv.
Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16 863 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në rreth 100 mijë
Asnjë infeksion i ri Covid-19 i transmetuar në vend nuk u raportua gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kinës, ku pati 9 raste të tjera të konfirmuara të importuara nga jashtë dhe 4 raste të reja asimptomatike, të gjitha të ardhur nga vendet e tjera.
Komisioni Kombëtar Shëndetësor Kinez, deklaroi se Kina Kontinentale ka regjistruar gjithsej 2,482 raste të infektimit të ardhura nga jashtë.
Deri dje, në vend totali i të prekurve ka shkuar në 85.031 raste të konfirmuara të infektimit, ndërsa vdekjet mbeten në 4,634.
Brazili raportoi 758 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa Meksika regjistroi 673 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency.
Në Brazil, vendi i dytë më i goditur në botë pas SHBA-së, numri i të vdekurve arriti në 120.262, ndërsa rastet e konfirmuara tejkaluan shifrën 3,84 milionë, duke përfshirë 41.350 infeksione të reja.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, mbi 3,68 milionë njerëz deri më tani kanë fituar betejën kundër virusit.
Me një popullsi prej mbi 211 milionë banorësh, Brazili shihet si epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në rajon.
Ndërsa qeveria është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen e virusit, nënpresidenti Hamilton Mourao ka mbrojtur punën që po bëjnë autoritetet dhe në vend të kësaj fajësoi mungesën e disiplinës midis brazilianëve për dështimin e respektimit të masave të distancës shoqërore.
Qendra tregtare financiare e Brazilit, Sao Paolo, me një popullsi prej gati 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend.
Meksika
Ministria e Shëndetësisë e Meksikës raportoi gjithsej 63.819 vdekje të lidhura me virusin, me 673 vdekjet e tjera gjatë ditës së kaluar.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 591.712, pasi 5.974 njerëz të tjerë rezultuan pozitivë. Deri në 409.127 njerëz janë shëruar nga sëmundja sipas numrave zyrtarë.
Rasti i parë në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt, kurse fataliteti i parë më 19 mars.