Covid-SHBA/Parashikimi: 150 mijë viktima deri në fund të korrikut! Rekord i ri, në 24 orë regjistrohen mbi 53 mijë raste të reja

Covid-SHBA/Parashikimi: 150 mijë viktima deri në fund të korrikut! Rekord i ri, në 24 orë regjistrohen mbi 53 mijë raste të reja


Rekord i ri i infeksioneve është regjistruar në Sh.B.A me më shumë se 53.000 raste në 24 orë.

Vendet më të prekura të ditës së fundit ishin të paktën shtatë-Alaska, Arkansas, Florida, Georgia, Montana, Karolina e Jugut dhe Tenesi. Autoritetet raportuan gjithashtu se në 24 orët e fundit ka pasur edhe 650 të vdekur, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 128.421.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikojnë që deri në fund të korrikut në SHBA totali i vdekjeve të shkojë 150 mijë. Në shtetin e Florida kanë humbur jetën nga Covid edhe tre të rinjë 19, 17 dhe 11 vjeç.

Guvernatori i Alabama ka zgjatur emergjencën për shkak të pandemisë edhe për 60 ditë të tjera.

Shteti ka regjistruar mbi 40,000 raste dhe të paktën 985 vdekje.

Në Texas, një nga shtetet më të prekur nga vala e re e koronavirusit, guvernatori republikan Greg Abbott, një aleat i ngushtë i Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që detyron mbajtjen e maskës në hapësira publike, ndalim grumbullimin e më shumë se 10 personave dhe 2 metër distancë fizike.

Në funksion të frenimit të përhapjes së infeksionit, autoritetet amerikane të shëndetësisë kanë bërë thirrje qytetarëve që më 4 korrik, Dita e Pavarësisë së SHBA, të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin udhëtimet, grumbullimet dhe festimet.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 15 viktima! Bota në pragun e 11 milionë rasteve të Covid-19… Rekord i ri në SHBA, në 24 orë 53 mijë raste të reja


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)