Greqia ka raportuar 97 të reja gjatë 4 ditëve të fundit, duke shënuar kështu dhe numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që prej zbutjes së masave të kufizimit.
Autoritetet njoftuan se virusi nuk është zhdukur, por thjeshtë është dobësuar ndaj apeluan për respektim masash.
“Të gjithë ata që mendojnë se e kishim hequr qafe virusin gabojnë. Ai është dobësuar por kjo nuk nënkupton se ka ikur. Mbrojtja civile u bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social”, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, paralajmëroi se do të rikthenin kufizimet në rajonet që shkelin rregullat.
Deri më tani, Greqia e ka menaxhuar me sukses krizën shëndetësore dhe që prej zbulimit të rasteve të para në 26 shkurt, ka regjistruar 3048 të prekur dhe 182 vdekje nga COVID-19.