Covid-Situatë alarmante në Kosovë, mund të rikthehen masat e izolimit

Teksa në 24 orët e kaluara në Kosovë u regjistruan 58 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, autoritetet kanë paralajmëruar për rikthimin e masave të izolimit, nëse qytetarët nuk i respektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas vizitës që bëri në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike tha se është bërë një punë kolosale nga ekspertët shëndëtësorë për ta kthyer situatën nën kontroll. Ai tha se masat e izolimit i kanë kushtuar shtrenjtë ekonomise dhe situata është alarmante dhe nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen, qeveria do të rikthejë masat e izolimit

Në javën e fundit janë shfaqur raste positive Covid në Posten e Kosovës, Korporatën Energjetike, institucionet bankare dhe shëndetësore duke e rritur numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi në 1 mijë e 384 dhe numrin e viktimave në 31

Dhe teksa para para tre ditësh në prishtinë u mbyllën disa kopshte në Prishtinë pas identifikimit të rasteve të infektuara, Ministria e i Arsimit vendosi ndërprerjen e mësimit plotësues për nxënësit e klasave të 9-ta, pas konstatimeve nga terreni se nuk po respektohen disa nga masat e rekomanduara...e në veçanti distanca fizike dhe mbajtja e maskave.

Ndërkohë në Kosovë vetëm gjatë muajit prill më shumë se 32 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës. Me një llogaritje të thjeshtë  çdo ditë janë regjistruar 1600 të rinj të papunë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike