Covid-Twitter kundër propogandës kineze, fshin mijëra llogari

Covid-Twitter kundër propogandës kineze, fshin mijëra llogari

Twitter” ka fshirë më shumë se 170,000 llogari, për të cilat pretendohet se kanë qenë të lidhura me operacione për shpërndarje të mesazheve pro-Kinës.

Disa prej këtyre postimeve kanë qenë të lidhura me shpërthimin e koronavirusit dhe të tjera për situatën politike në Hong Kong.

Kjo kompani ka thënë se “një rrjet kyç”, me 23,750 llogari aktive janë fshirë, bashkë me 150,000 llogari të tjera “përforcuese”.

Twitter po ashtu ka thënë se ka mbyllur më shumë se 1,000 llogari të dezinformimit, me bazë në Rusi.

Kjo kompani ka thënë se rrjeti kinez, me bazë në Kinë, ka pasur lidhje me operacione paraprake shtetërore, të cilat janë bërë të ditura përmes platformave tjera, si Facebook dhe YouTube.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK