E takoj Bernard–Henri Levin në apartamentin e tij në qendër të Parisit në një pasdite të ftohtë vjeshte. Masat e sigurisë më ndalojnë ta zbuloj vendndodhjen e tij. Një hebre francez, qëështë një armik publik dhe i zëshëm i islamit radikal dhe i disa prej regjimeve më të këqija në botë, Levi është ndoshta intelektuali më i rëndësishëm publik në Evropë, dhe një njeri me armiq.
Unë shkova ta pyes mbi të ardhmen e Perëndimit, pra nëse ai mendon se do të ketë një të tillë. Levi, i njohur ndërkombëtarisht me inicialet e tij BHL, është një nga filozofët që ka qenë prej gati gjysmë shekulli në qendër të shoqërisë franceze dhe asaj ndërkombëtare.
Botëkuptimi i tij filozofik është pa asnjë diskutim francez. Por ai nuk është një filozof tradicional francez.
Levi nuk ka qenë kurrë komunist apo relativist, por një avokat i ëndrrës së shekullit XVIIIpër të drejtat universale të njeriut. Ai beson mbi vlerën e përvojës mbi ideologjinë dhe botën e hapur. Edhe pse është ndoshta teza më e diskutueshme nga të gjitha, ai beson se Perëndimi është thelbësor për t’i mbështetur jo vetëm këto vlera, por pothuajse të gjitha vlerat që kanë rëndësi.
Një nga shërbyesit e tij më përshëndet dhe më shoqëron nënë një dhomë ngrënieje ku gruaja e Levit, aktorja dhe këngëtarja Ariel Dombaslë, ishte duke pirë çaj me një nga ekspertët më të shquar në botë mbi Marsel Prust. Ulemi dhe nisim të bisedojmë.
Dombaslë është simpatike dhe inteligjente dhe gjithnjë e kredhur në mendime. Levi mbërrin shumë shpejt dhe ne zbresim në katin e poshtëm të banesës. Shtëpia është mobiluar me shumë shije. Pas pikturave të vjetra varen shumë pasqyra. Disa javë më parë, pashë filmin e ri dokumentar të Levit “Vullneti për të parë”, në kinemanë e shtëpisë së tij të pushimi në Marrakesh të Marokut.
Në atë prodhim 2-orësh e pashë të udhëtonte në disa nga vendet më të rrezikshme në botë, nëfushat e betejës dhe në zonat e konfliktit, duke përfshirë Libinë dhe Sirinë. Kudo, ai shkon drejt e në vijën e parë të frontit duke rrezikuar jetën e tij. Në Ukrainën Lindore, Levi zvarritet nëpër llogore.
Në Mogadishu, mezi iu shmanget shpërthimeve. Në Irak, xhiron pranë pozicioneve të ISIS.
Në Libi, karvani i tij ndiqet nga islamikët radikalë që i ulërijnë se “në Tripoli nuk mund të hyjnë qentë hebrenj”. Ai i raporton të gjitha këto duke qëndruar i veshur me stil dhe nuk e humb asnjëherë qetësinë.
Pasi dokumentari mbaroi, u ulëm në kopshtin e shtëpisë së tij, ku nisa të meditoja mbi atë që kisha parë. Çfarë e shtyn një multimilioner me famë ndërkombëtare dhe në të 70-at e tij të rrezikojë vazhdimisht jetën në këtë mënyrë?Nuk duhej të ishte kështu.
Levi lindi si djali i dy prindërve të pasur nga Algjeria. U arsimua në gjimnaz dhe më pas në të famshmen École Normale Supérieure (ENS) në Paris. Atje mori leksione nga një listë filozofësh të çuditshëm të së majtës, përfshirë Lui Altyse dhe Zhak Derrida. Ishte epoka e intelektualit komunist, dhe e “brezit të vitit 1968”.
Dhe në vend të një jete komode si pedagog, Levi bëri diçka që askush nuk mund ta parashikonte. Në vitin 1971, kur ishte vetëm 22-vjeç, ai u largua nga Franca për të mbuluar si gazetar luftën për pavarësi në Bangladesh.
Në librin me të njëjtin titull si dokumentari, ai shpjegon pse u ndje i detyruar të rrezikonte jetën duke “udhëtuar nëpër botë dhe duke sjellë histori”:“Ne ua lamë të tjerëve banalitetin e gjërave reale, detyrën modeste të vëzhgimit të tyre, të udhëtimit në të katër anët e botës në rrethanat më jomikpritëse dhe për të kapur në kurth konkreten dhe të vërtetën”.
Për Levin, gazetaria është filozofi, e bazuar në një pamje nga poshtë-lart të botës, që supozon dy gjëra. Së pari, njerëzit në terren kanë rëndësi. Së dyti, nëse shkoni dhe dëgjoni se çfarë kanë për të thënë ata, mund ta kuptoni më mirë botën përmes kësaj gjendjen njerëzore, që është padyshim synimi përfundimtar i gjithë filozofisë.
Pra ai është një filozof francez që refuzon jo filozofinë franceze, por shumë nga parimet themelore që e kanë mbështetur prej kohësh atë. Duke ecur drejt rafteve të bibliotekës, ai nxjerr një nga veprat e tij kryesore, “Barbarizmi me fytyrë njerëzore”. E shkroi në vitin 1977, menjëherë pas kthimit të tij nga Bangladeshi, për të denoncuar publikisht atë që ai besonte se ishte e keqja e marksizmit, të cilën ai e shihte si një totalitarizëm të maskuar si progres, dhe të cilën e përçmonte.
Në librin e tij të ardhshëm “Testamenti i Zotit” , ai argumenton se njerëzimi modern nuk mund t’i kapërcejë problemet me të cilat përballet, pa u rikthyer tek besimi mbi një Ligj Universal, dhe tek vlerat thuajse monoteiste, rrënjët e të cilave ai e gjeti tek Tora hebraike.
“Monoteizëm nuk do të thotë as monizëm, as teizëm, por një etikë konkrete, një vlerësim tëLigjit, një zotim ndaj Universales dhe një mrekulli e arsyes”– thekson ai. Ajo që ai gjeti në traditën judeo–kristiane nuk ishte Zoti, por etika, e cila ishte shkatërruar nga besimi thuajse fetar tek komunizmi ateist apo tek e Djathta e Re e Zhan–Mari Lë Penit:
Marksistët besojnë se progresi njerëzor fokusohet tek sisteme dhe superstruktura, mbi të cilat njerëzit kanë pak kontroll. Levi beson të kundërtën. “Pavarësisht të gjitha strukturave, pavarësisht nga të gjitha marrëdhëniet ekonomike e kështu me radhë, një njeri mund të bëjë diferencën. Ky ka qenë një parim udhëzues i jetës sime”-nënvizon ai.
Në marksizëm superstruktura më e madhe nga të gjitha është historia. Por Levi ndan sërish një mendim tjetër:“Të qenit hebre të jep një marrëdhënie të veçantë me të ashtuquajturat ligje të historisë. Ne jemi një popull që u dënua nga historia, por mbijetuam, përkundër çdo precedenti. Pra, si hebre ti je i “vaksinuar” kundër idesë se historia ka gjithmonë të drejtë, se është një padrone,së cilës nuk mund t’i rezistosh dot”.
Ai nuk e ka humbur besimin e tij tek aftësia e Perëndimit për të vepruar si një forcë pozitive në këtë botë. Levi beson se morali që e themeloi dikur Amerikën është sot nënë rrezik,dhe bashkë me të edhe e ardhmja e demokracisë perëndimore.
Kur ishte president, Donald Trump pyeste se përse evropianët presin që për sigurinë e tyre të paguajë vetëm SHBA-ja. “Të paguash apo jo, është një pyetje e rëndësishme, por jo kryesore. Sigurisht, Evropa duhet të paguajë më shumë. Por tragjedia e vërtetë do të ishte prishja e lidhjes së artë midis Evropës dhe Amerikës. Kostoja është dytësore”– thotë ai.
Një rrymë e opinionit politik në Uashington, ka argumentuar prej kohësh se publiku evropian nuk është i gatshëm të heqë dorë nga financimi i shteteve të shtrenjta të mirëqenies sociale, për të subvencionuar mbrojtjen e tyre. Edhe nëse ata do të zgjidhnin “armët në vend të gjalpit”, mbeten dyshime mbi aftësinë e BE-së për të organizuar efektivisht mbrojtjen e saj. Por Levi mendon se rrënja e problemit është më e thellë:“Thelbi është:A e duam ende lidhjenSHBA-Evropë? A besojnë ende amerikanët se janë “super–evropianë”? Amerika u ndërtua mbi këtë ide. Etërit Themelues besonin se Evropa kishte dështuar,ndaj i morën simbolet e
saj në Amerikë, të cilën ata e konceptuan si një projekt për të ndërtuar një Evropë më të mirë. Dhe unë mendoj se deri tek Regani, kjo ishte shumë në ADN-në e politikës amerikane, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme. Por gjërat nisën të ndryshojnë me Obamën, dhe vazhduan me Trump dhe më pas Bajden. Ndaj, sot ka gjithnjë e më shumë retorikë rreth largimit nga Evropa drejt Azisë”.
Levi mendon njëlloj për Shtetet e Bashkuara. Ai beson tek parimet e saj themeltare, tek ajo që ka bërë dhe ajo çfarë mund të bëjë ende. “Amerika është e veçantë. Është një vend me një besim dhe kjo është diçka e rrallë. Izraeli është një vend me një besim, edhe Franca gjithashtu. Kanadaja jo. Amerika e Obamës, Trump dhe Bajden, që me sa duket tani po synon ta shkëpusë veten nga rrënjët e saj -duke këputur lidhjet me Evropën – mund të jetë një Amerikë e fortë që mbron interesat e saj ekonomike dhe ushtarake e kështu me radhë, por do të jetë një Amerikë që nuk do të ketë mënjë kredo”– shton ai.
Nëse po shfaqet një SHBA e tillëdhe marrëdhënia shekullore transatlantike po shkatërrohet për hir të përmirësimit të lidhjeve me Malajzinë, atëherëçfarë do tëndodhë me Perëndimin? A ekziston më Perëndimi si një koncept apo identitet i përbashkët, e lëre më pastaj sinjë bllok gjeopolitik apo një përvojë njerëzore?
Ky mendim e shqetëson shumë Levin. Ai e sheh Perëndimin si një zinxhir të pandërprerë historie:nga Odiseu që hyri në portat e Trojës, tek Enea që nxori të atin nga rrënojat e saj për të themeluar atë që një ditë do të bëhej Roma, dhe më pas në Francë, Spanjë dhe Britani për të krijuar një ditë Amerikën, vendin me besim.
Sa i përket asaj që do të ndodhë me Perëndimin nëse Uashingtoni e drejton fokusin nga Lindja dhe Evropa mbyllet në vetvete, Levi është shumë i qartë:“Atëherë do të mbizotërojnë qytetërimet e tjera, dhe ne i njohim mirë:ata që synojnë të rikthejnë Perandorinë Osmane, së bashku me ata që kërkojnë të rivendosin perandorinë persiane, ruse, kineze dhe në fund Perandorinë Islame, që është Vëllazëria Myslimane. Pra në krye do të jetë Perëndimi ose këta të pestë. Nuk ka alternativë tjetër”./ Bota.al