/ATSH-Gjergji Mima/ - Ministria e Kulturës do të zhvillojë një takim informues dhe konsultues në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin e Bashkimit Evropian "Evropa Krijuese" dhe thirrjes për projekt propozime në fushën e "Përkthimeve Letrare" me afat aplikimi datën 4 Shkurt.
Sipas burimeve nga MK, aplikuesit potencialë mund të jenë botues ose shtëpi botuese, të cilat kanë të paktën një aktivitet 2-vjeçar deri në datën e aplikimit. Individët nuk mund të aplikojnë. Maksimumi i grantit për këtë thirrje është 100.000 Euro, nga të cilat deri në 50% do të financohen nga Programi.
Takimi do të konceptohet si një mundësi konsultimi dhe bashkëbisedimi me subjektet e interesuara shqiptare dhe ekspertin për Programin, z.Arben Papadhopulli, i cili do të jetë i pranishëm gjatë eventit për të dhënë asistencën e duhur teknike në përgatitjen e projekt-propozimeve të suksesshme për këtë fushë.
Takimi do të mbahet më15 janar, ora 10.00 - 12.30, tek salla Auditorium pranë Bibliotekës Kombëtare.
/Shqiptarja.com