Credins bank, çel ekspozitën ‘Arti në rrugëtimin tonë’

Credins bank, çel ekspozitën ‘Arti në rrugëtimin tonë’

Ekspozita në Credins Bank

Credins bank për gjatë viteve të fundit, mbështetjen e plotë të artit, kulturës, edukimit apo promovimit në çdo fushë që kontribuon në zhvillimin e komunitetit, e ka kthyer tashmë në një traditë të saj. Me filozofinë që arti dhe kultura zgjojnë gene për të patur një botë sa më të zhvilluar dhe emancipuar, Credins transformohet kohë pas kohe në një ekspozitë arti, ku çdo klient ka patur mundësinë të shoh krijimet artistike të artistëve të ndryshëm. Oaz punimesh që të zgjojnë fantazinë mes një bote reale dhe sureale, ekspozitat janë përfaqsuar nga plejada e atyre artistëve që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar dhe brezave të rinj të talentuar. Me rastin e 20 vjetorit të Credins bank, u zhvillua ekspozita më e re e artit figurativ, “Arti në rrugëtimin tonë”, e cila u zhvillua në kuadrin e planifikimit të aktiviteteve të ndryshme të përcaktuara nga banka.

Kjo ekspozitë u mundësua nga galeria Kalo, e cila njëherazi vuri në dispozicion dhe përzgjodhi veprat artistike, duke u kujdesur që ato të përfaqësonin artin që ka shoqëruar Credins bank gjatë dy dekadave si dhe kategori të ndryshme të artistëve e të artit të tyre, si nga realizmi socialist ashtu edhe arti modern, e bashkëkohor. Veprat e artit figurativ të ekspozuara, janë 20 piktura që sjellin shumë dimensione artistike plot ngjyra. Një kolanë interesante që ilustrojnë larminë e asaj që jeta na ofron, paradigmën e saj mes fenomeneve  që ndihen, shihen dhe përjetohen.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mjaft të kuruar artistikisht, të pranishëm në këtë ekspozitë ishin drejtues të lartë të Credins bank, përfaqësues të ndryshëm të artit dhe kritikës, si dhe të ftuar special, piktorët e pikturave të zhvilluara ndër vite në Credins bank. Mes bisedash, të ftuarit patën mundësinë të shijonin larminë e ngjyrave në peisazhe, portretet, tematika apo gjendje të ndryshme meditative, të cilat, të trajtuara dhe punuara me shumë stil erdhën në një stil mjaft unik. Credins, është banka që e konsideron kulturën dhe artin si një rol pozitiv të rëndësishëm në zhvillimin emocional, shpirtëror dhe atë mental në shoqërinë e një vendi.

Transmetimi i vlerave apo njohja me trashëgiminë kulturore, është investimi më i mirë që mund të bëhet për të patur një shoqëri dhe rini të emancipuar me qasje moderne dhe njerëzore. Arti si zhanri më i lart estetik i çdo fushe tjetër në jetë, është burimi i kënaqësisë dhe i zhvillimit intelektual në shumë dimensione, ndaj mbështetja për të është obligim sa njerëzor aq edhe institucional.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson