Credins, fokus te depozitat dhe kredia për pushime
Në vitet e fundit, Credins Bank ka një vëmendje në rritje për zgjerimin e segmentit retail, që përfshin kryesisht klientët individë dhe bizneset e vogla.
Elona Kapseri, drejtore e analizës së shitjeve më departamentin e Menaxhimit të Shitjeve në Credins Bank
Sezoni veror historikisht shoqërohet me prurje në rritje të depozitave në sistemin bankar. Në të shkuarën, kjo tendencë është lidhur sidomos me paratë e sjella nga emigrantët në kohën e pushimeve, por, në vitet e fundit, ka një fluks më të lartë të të ardhurave edhe nga turizmi. Elona Kapseri, drejtore e analizës së shitjeve më departamentin e Menaxhimit të Shitjeve në Credins Bank, thotë se bankat kanë pritshmëri pozitive edhe gjatë këtij sezoni. Sipas saj, Credins ofron larmi zgjedhjesh për investimin e kursimeve, në të gjitha maturitetet. Së fundmi, Credins ka prezantuar depozitën trevjeçare, me interes 3.5%.
Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, Credins zotëronte depozita të publikut në vlerën e 150 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej rreth 5%. Aktualisht, Credins është banka e tretë më e madhe në depozita, me 13% të totalit të sistemit bankar shqiptar.
Në vitet e fundit, Credins Bank ka një vëmendje në rritje për zgjerimin e segmentit retail, që përfshin kryesisht klientët individë dhe bizneset e vogla.
Një tjetër karakteristikë e sezonit veror në raport me financat personale të individëve është rritja e shpenzimeve, e lidhur sidomos me pushimet. Një alternativë për financimin e pushimeve sot është edhe kredia bankare. Credins Bank ofron një produkt të dedikuar për këtë qëllim.
Credins është banka e dytë më e madhe kredituese në sistemin bankar shqiptar, me një portofol prej 98 miliardë lekësh ose 17.6% e totalit të kredisë së dhënë nga sistemi bankar shqiptar.
Ersuin Shehu/SCAN
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4023
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Credins bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare! Firmoset marrëveshja me FSHF
4 Qershor, 17:05
-
Agrokredia Tak Fak, produkti ideal për çdo fermer! Credins bank, zgjedhja e duhur për të zhvilluar biznesin
2 Maj, 16:22
-
Ligji, llogari bankare falas për pensionistët! Credins Bank: Çdo procedurë do jetë me tarifë zero
3 Prill, 19:52
-
Credins bank, është vendi që po kërkoje!
29 Mars, 16:02
-
Credins bank lançon produktin risi kredia Start-UP! Alternativa më e mirë për gratë sipërmarrëse!
7 Mars, 12:00
-
Credins bank, zgjidhet banka e vitit!
24 Janar, 13:42
-
Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Credins bank
13 Nëntor 2023, 09:13
-
Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023! UNDP, vlerëson me çmim të parë Credins bank për kontribut të lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare
26 Tetor 2023, 12:14
-
Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!
17 Tetor 2023, 12:52
-
“Kape Bitin” me Credins bank & Mastercard!
13 Qershor 2023, 16:49
-
Credins bank, çel ekspozitën ‘Arti në rrugëtimin tonë’
31 Maj 2023, 15:35
-
Credins Smart Park, një pit stop i relaksit në natyrë!
11 Prill 2023, 12:51