Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar mbledhjen e radhës këtë të hënë, por nuk ka mundur të fusë në rend të ditës ankesën e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për tre gjyqtarët e Durrësit që detyruan hipotekën të çregjistrojë pronarin Zamir Hasa nga pronësia e ish hotel Vollgës në Durrës, gjyqtarë ndaj të cilëve ka nisur hetimi.
 
Po ashtu këtë të hënë ishte planifikuar dhe procedimi disiplinor për tre gjyqtar të tjerë por zyrtarisht KLD nuk ka dhënë asnjë njoftim nëse është vendosur masë apo këto procedime janë shtyrë.
 
Ndërkohë njoftohet se KLD ka shpallur vend vakant për një Inspektor në këtë Institucion dhe i bën thirrje të interesuarve të aplikojnë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com