Cremonese e mohon kalimin e Rey
Manajt te Juventusi për 2 mln Euro

Cremonese e mohon kalimin e Rey<br />Manajt te Juventusi për 2 mln Euro
Lojtari 18-vjeçar me origjinë shqiptare Rey Manaj i bashkohet ekipit të Juventusit në kampionatin italian të futbollit.
 
Kampionët e Italisë vëzhgimin prej kohësh të shqiptarit e kanë konkretizuar me një ofertë konkrete që shkon sipas mediave italiane 2 milionë Euro duke e bërë të tyrin.
 
Tashmë në përfundim të këtij edicioni, Manaj do të transferohet te Juventusi për të nisur aventurën me ngjyrat bardhezi.
 
Rey Manaj ka dalë nga akademia e Cremoneses, ndërsa në sezon 2013-2014 u transferua në formë huazimi te Sampdoria, por klubi nga Gjenova nuk pranoi ta blinte kartonin.
 
Manaj është aktivizuar në dy ndeshje me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë, ndërsa me U-21 debutoi me gol në fitoren 2-0 nga Lihteshteinit në eliminatoret e Europianit të vitit 2017.

Reagimi
Por Cremonese disa orë pas publikimit të lajmit përmes një komunikatë për mediat ka mohuar shitjen e sulmuesit shqiptar te Juventusi, duke këmbëngulur se Manaj vazhdon që të jetë pjesë e ekipit.

“Sqarojmë se nuk është mbyllur asnjë tratativë për transferimin e futbollistit Rei Manaj te Juventus. Sulmuesi është në pronësi të Cremonese”- thuhet në faqen e klubit italian.
manaj

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin