Marie Branser është një nga xhudistet më të mira në Gjermani. Por jo aq e mirë sa për t'u përfshirë në kombëtaren gjermane. Prandaj ajo ndryshoi nënshtetësinë. Duke u bërë me procedurë të përshpejtuar qytetare e një shteti afrikan.
"Unë u bëra kongoleze për të përmbushur ëndrrën time për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe për të luftuar për një medalje në Tokio." , thotë Maria.
Marie Branser me pasaportën kongoleze
Marie Branser është një eksperte në fushën e ndryshimit të nënshtetësive. Ajo është studente në Shkollën e Lartë Sportive dhe ka shkruar një punim për sportistët që konkurrojnë për një vend tjetër.
Shoqata ndërkombëtare e xhudos e mbështet ndryshimin e shpejtë të nënshtetësisë. Sepse xhudistët - pavarësisht nga cili vend janë - e shohin veten si një familje globale.
"Unë bëra kërkesë për nënshtetësinë e ishujve Cape Verde dhe për atë marokane. Po ashtu mora edhe një ofertë nga Mauriciusi. Të gjithë ishin dakord, " - kujton Marie Branser.
Nga Kina në Gjermani
Edhe pinpongistja Xiaona Shan e ka ndryshuar nënshtetësinë. Ajo luajti dy vjet me ekipin kombëtar kinez. Pastaj e hoqën nga ekipi. Sikurse lojtarë të tjerë të shquar kinezë, edhe Xiaona Shan mori oferta fitimprurëse nga jashtë. Ajo kaloi në një klub gjerman, ku e inkurajuan të merrte nënshtetësinë gjermane.
"Menaxheri donte të bënte për mua kërkesë për pasaportë gjermane. Fillimisht i thashë jo, sepse doja të mbaja pasaportën kineze. Por kur menaxheri më tha se nëse marr pasaportën gjermane, mund të luaj për klubin edhe për dhjetë vjet, rashë dakord, sepse ky është sigurisht një avantazh", tregon Xiaona Shan.
Xiaona Shan fitoi në Rio medaljen e argjendtë me ekipin gjerman
Në vitin 2012 ajo u bë gjermane. Në vitin 2016 Xiaona Shan arriti në Rio finalen Olimpike me ekipin gjerman femrave dhe fitorja e medaljes së argjendtë ishte një sensacion.
"Duhet të them se i jam mirënjohëse Gjermanisë. Përndryshe nuk do të kisha mundësi të luaja në Lojërat Olimpike. Kalimi nga Kina në Gjermani më dha mundësinë që të luaja në Lojërat Olimpike", thotë Xiaona Shan.
Xiaona Shan
Edhe Gjermania i shprehu mirënjohjen Xiaona Shanit. Me Gjethen e Argjendtë të Dafinës, çmimin sportiv më të lartë që akordon Gjermania./ DW