Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo po vendos standarde të reja në botën e futbollit. Për të shkruar një faqe të re në historinë e futbollit, portugezit i nevojiten edhe dy gola në ndeshjet kundër Barcelonës dhe Majorkës.
Deri më tani, mesfushori sulmues i galaktikëve ka arritur të shënojë gola në portën e 17 skuadrave të ndryshme në Primera Division. Me golat e shënuar kundër Real Sociedadit, ai, tashmë është në prag të realizimit të një rekordi, të cilin vështirë se mund ta arrijë dikush tjetër në një të ardhme të afërt.
Në rast se deri në fund të këtij edicioni Ronaldo shënon nga një gol në sfidat kundër Barcelonës dhe Majorkës, do të bëhet futbollisti i parë në histori të Primera Divisionit, i cili do t’i shënojë kundër të gjitha skuadrave në kampionatin spanjoll.
Rekordin e mban Zuba, i cili me fanelën e Barcelonës kishte shënuar kundër 19 skuadrave të ndryshme, por atëherë Primera Division numëronte 22 skuadra.
/Shqiptarja.com