Cristiano Ronaldo bëhet me
binjakë, 1 djalë e një vajzë/Foto

Cristiano Ronaldo bëhet me<br />binjakë, 1 djalë e një vajzë/Foto
 Ylli portugez ka treguar se është bërë baba i dy fëmijëve të tjerë.

Cristiano Ronaldo tashmë është baba i tre fëmijëve, pasi ka konfirmuar lindjen e binjakëve nëpërmjet një nëne surrogate në Amerikë.

Portugalia u eliminua nga Kupa e Konfederatave, pasi humbi me penallti kundër Kilit.

Nëpërmes një njoftimi në Facebook, Ronaldo ka treguar për lindjen e nje vajze dhe nje djali.

“Isha në shërbim të ekipit kombëtar, si gjithmonë, me trup e me shpirt, edhe pse dy femijet e mi kanë lindur. Për fat të keq, ne nuk e kemi arritur objektivin kryesor sportiv që dëshironim, por jam i sigurt se do të vazhdojmë t’u japim gëzim portugezëve”, ka shkruar Ronaldo.

“Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit dhe ekipi kombëtar sot kanë pasur një qëndrim, që më ka prekur dhe nuk do ta harroj. Unë jam shumë i lumtur që më në fund do të jem me fëmijët e mi, të cilët do t’i shoh për herë të parë”, ka shkruar portugezi.

Kapiteni portugez, Ronaldo shënoi dy herë për kampionët evropianë në Kupën e Konfederatave, por nuk arriti të ishte në formën fizike më të mirë.

cristiano ronaldo

[gallery]22865[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime