Cristiano Ronaldo dhe Messi, duel rekordesh mes tyre këtë sezon
Portugezi ka shkruar emrin në librin e rekordeve të La Liga duke u bërë më i shpejti që arrin kuotën e 100 golave. Por edhe Messi nuk mbetet pas
Kristano Ronaldo ka shkruar emrin në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll duke u bërë më i shpejti që arrin kuotën e 100 golave në këtë turne falë dy rrjetave të tundura në suksesin 5-1 të ekipit të tij kundër Sociedad. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një legjendë e Real Madrid dhe futbollit botëror, Ferenc Pushkash. Ai arriti të vendoste rekordin e 100 golave në 105 ndeshje në vitet ’60, kur Reali dominonte në Spanjë dhe në Evropë.
Por Kristiano Ronaldo ka arritur të bëjë më mirë se ai, pasi iu nevojitën vetëm 92 ndeshje për të mbërritur kuotën e 101 golave. CR7 ka arritur të ngjitet në kuotën e 35 golave të shënuar këtë sezon në kampionatin spanjoll, po aq sa Lionel Mesi i Barcelonës, ndërsa të dy kërkojnë me ngulm që të thyejnë në 9 ndeshjet e mbetura rekordin e vendosur një vit më parë pikërisht nga portugezi, i cili shënoi 40 gola brenda të njëjtit edicion në La Liga.
Vetë Mesi ka vazhduar serinë e rekordeve, duke barazuar Filip Koku si lojtari jo-spanjoll me më shumë ndeshje me fanellën katalanase në kampionat, me 205 takime të luajtura. Ndërkohë, ai theu rekordin e brazilianit Ronaldo, i cili me 34 rrjetat e tundura ishte golashënuesi më i mirë brenda të njëjtit kampionat në historinë e Barcelonës.
Argjentinasi ka shënuar për të 8-tën ndeshje radhazi, duke tundur rrjetën 18 herë gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka çuar totalin e sezonit në 55 gola. Ai është bërë futbollisti i parë që arrin këtë shifër të frikshme në një prej kampionateve elitare evropiane që nga viti 2002, kur Mario Zhardel arriti të shënonte 55 gola me fanellën e Sporting Lisbonës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4459
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18