Cristiano Ronaldo do të bëhet
sërish baba për herë të dytë 

Cristiano Ronaldo do të bëhet<br />sërish baba për herë të dytë 
Cristiano Ronaldo do të bëhet baba për herë të dytë. Këtë lajm e ka bërë publik, tabloidi anglez ‘’The Sun’’ i cili shkruan se Ronaldo do të bëhet së shpejti babai i dy binjakëve, të gjinisë mashkullore.
 
Mamaja e fëmijëve është një femër në SHBA, me të cilën superylli ka kryer marrëdhënie seksuale kohë më parë gjatë në vizite në New York.
 
Binjakët pasi të lindin pritet që të shkojnë në Madrid ku ata do të kujdesen nga Ronaldo dhe nëna e tij Dolores.
 
Kjo ngjarje rikthen sërish në vëmëndje mënyrën sesi erdhi në jetë edhe Cristiano Junior, djali i parë i Ronaldos.

Ylli portugez e pagoi nënën e tij plot 10 milionë funte për të mos dalë në publik. Të njejtën gjë Cristiano pritet të bëjë edhe me nënën e binjakëve, e cila do të paguhet vetëm që të mos dalë në publik.
 
Ende ky lajm nuk është konfirmuar nga vet Ronaldo apo ndonjë agjenci lajmesh në Spanjë ose Portugali.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!