Cristiano Ronaldo: Mund të
luajë me Barcelonën një ditë

Cristiano Ronaldo: Mund të<br />luajë me Barcelonën një ditë
Cristiano Ronaldo në një intervistë për “The Associated Press” jo vetëm që e lë derën e hapur për të larguar nga Reali i Madridit, por deklarata që i ka shokuar të gjithë ka qenë se nuk përjashton mundësinë që një ditë mund të luajë me rivalin e përjetshëm të Realit, Barcelonën.
 
“Të luaj me Barcelonën është pothuajse e pamundur, ashtu siç është pothuajse e pamundur që në Angli të luaj me klub tjetër përveç Manchester United. Por nuk ka asgjë të sigurt 100% në futboll”, u shpreh sulmuesi portugez.
 
“Unë jam gati të qëndroj te Reali, të largohem nga Reali apo të mbyll karrierën kur të vijë koha. Është pjesë e profesionit tim”, shtoi Ronaldo.
 
E mesa duket adhuruesit e futbollit do qëndrojnë duke pritur ndeshjen ku Ronaldo dhe Messi nuk do jenë rival.



Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën