E përditshmja portugeze “Record” ka nisur sot ditën me një lajm ekskluziv. Sipas saj, Kristiano Ronaldo do të jetë një lojtar i Juventusit në orët e ardhshme. Transferimi i portugezit do të kapë shifrën e 100 milionë eurove dhe fituesi i “Topit të Artë” do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Italisë, deri në vitin 2022.
Kristiano do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. Takimi i mbrëmjes së djeshme midis presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, dhe agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, i ka vendosur kapakun rrugëtimit të 33-vjeçarit te kampionët e Europës.
Mendes i ka treguar qartë vendimin bosit të gjigantëve spanjollë. Takimi vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit dhe Ronaldo i ka mbyllur përfundimisht derën Realit.

Komente
