Crotone shokon Interin, e mund
2 me 1, fitojnë Milan dhe Roma

Crotone shokon Interin, e mund<br />2 me 1, fitojnë Milan dhe Roma
Interi nuk ngre kokë. Zikaltërit pas humbjes me Sampdorian të hënën pësojnë një tjetër humbje këtë herë ndaj Crotones së vendeve të fundit.
 
Ndeshja e javës së 31-të të Serisë A mes Crotones dhe Interit përfundoi 2-1 për vendasit që shokuan skuadrën e Piolit.
 
Crotone e zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë madje në tre minuta të vetme. Fillimisht vendasit fitojnë një penallti që e kthen në gol Falcinelli në minutën e 19-të.
 
Handanovic e kupton krahun e goditjes por nuk mund ta presë dot. Ndërsa tre minuta më vonë sulmuesi i Crotones shënon një tjetër gol të bukur duke kompletuar dygolëshin personal.
 
Në pjesën e dytë trajneri Stefano Pioli fut sulmues por gjithçka mundi të bëj Interi është të shënojë vetëm një gol në minutën e 65-të me mbrojtësin D”Ambrosio.
 
Përfundimisht Crotone mund Interin 2-1 duke marrë tre pikë jetike në garën për mbijetesë ndërsa Interi mbetet pa busull me dy humbje në dy ndeshjet e fundit.
 
Vendi i 7-të në renditje për zikaltërit shumë larg zonës së Europës. Në ndeshjet e tjera të javës së 31-të të Serisë A ka fituar Milani që ka mposhtur Palermon 4-0 dhe Roma në transfertë ka fituar ndaj Bologna 3-0 dhe duke konsoliduar vendin e dytë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)