Jo një por dy femra bukuroshe kanë qenë përkrah aktorit Tom Cruise ditën e djeshme.

Ky vit ka qenë shumë i zhurmshëm për Tom, ku përveç të tjerave ai është përfolur për divorcin e tij me Kate Holmes.

tom cruise

Por si duket Tom e ka marë veten nga ndarja dhe ka filluar të shijojë shoqërinë e femrave të tjera.

Aktori amerikan ka marë pjesë në premierën e filmit më të ri fantastiko-shkencor “Oblivion”.

Përkrah tij kanë qenë dy aktoret të cilat janë protagoniste në film, ukrainasja Olga Kurylenko dhe britanikja Andrea Riseborough.

tom

Tom është dukur mjaft i lumtur pranë dy aktoreve dhe ka pozuar për fotografët shumë i buzëqeshur.

Ai është shfaqur mjaft elegant në tapetin e kuq, i veshur me një kostum të zi.

tom

Ndërsa aktoret mbanin të veshura fustane të gjatë, të cilat i tregonin të rafinuara dhe me shije.

Më pas të gjithë aktorët kanë përshëndetur fansat dhe kanë dhënë autografe për to.

(b.t/shqiptarja.com)