Si çdo të hënë edhe sot u zhvillua para kryeministrisë tubimi i përjavshëm i organizuar nga Sali Berisha

Ajo që tërhoqi vëmendjen në grushtin e militantëve të mbledhur ishte një ndër simpatizantet e PD e cila ka recituar para të pranishmëve një poezi për Shqipërinë.

"O hallemadhja e ime Shqipëri,

Tokë e rreshpur nga koha, e rrudhur nga hallet,

Toka ku bari shkëlqen dhe lotët rrëshqasin tatëpjetë,

Toka ime, toka e vendit tim ç’të panë sytë moj hallemadhe,

Luftë, vdekje, jetë, , tërmete ,rrebeshe, tërmete, rënie, ngritje, moj nënokja ime të vranë e s’të vranë por ti përsëri u ngrite", janë disa nga vargjet që reciton simpatizantja.