Kuvend/ Çuçi: Në 2021 më pak vrasje me dashje! Salianji: Ervis Martinajn e lajmëruat 5 minuta para që të largohej nga hoteli

TIRANË- Në interpelancën e thirrur sot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar policinë se ka dorë në zhdukjen e Ervis Martinajt. Nga foltorja e Kuvendit, demokrati u shpreh se në radhët e Policisë së Shtetit qarkullon një informacion se 5 minuta para se të bëhej kontrolli në hotel i është dërguar mesazh të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj që të largohej.

“Po e them këtu atë që qarkullon nën zë në radhët e Policisë së Shtetit për Ervis Martinaj. Nuk jepni dot përgjigje sot çfarë bëhet është gjallë a vdekur. 5 minuta para se të shkonte në hotel Policia e Shtetit, e keni lajmëruar për t’u larguar se keni pasur tjetër plan. Ish- drejtori i Policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni. Ju e keni hequr vetëm se ka pasur lidhje me SHBA. Ja ku i ke vrasjet më të rënda. Nuk e keni hequr për objektiv ju atë. Se çfarë objektivi do plotësojë ai kur ke të njëjtët drejtorë”, u shpreh ai.

Përballë kësaj akuze e zërave që pretendohet se flitet në radhët e uniformave blu, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zgjodhi të heshte. Ai nuk tha asnjë fjalë për Ervis Martinajn, po zgjodhi që t’iu përmbahej shifrave që kishte përgatitur në fletë. Çuçi tha se gjatë qeverisjes së Ramës, numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me vitet para 2013.

“Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion”, u shpreh minsitri.

Prej 11 gushtit, familja ka denoncuar se nuk ka asnjë kontakt me Ervis Martinajn. Ky i fundit ka qenë në kërkim të policisë për disa muaj dhe ka pasur shpesh herë operacione për kapjen e tij, por forcat blu kanë dështuar në arrestimin e tij. Referuar dosjes hetimore, xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj thotë se zhdukja mund të ketë ardhur që pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe përfshirjen e tij më të tjera histori kriminale, duke vënë gishtin te Indrit Dokle. Pas kësaj dëshmie është marrë në pyetje Doklei cili ka mohuar të ketë lidhje me zhdukjen e Martinajt. Një nga pistat kryesore të hetimit është ekzekutimi i tij. Por duke qenë se është i shumëkërkuar edhe nga autoritetet por edhe nga rivalët e tij nuk përjashtohet as pista e inskenimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
Saliajini: Ardi Veliu do bëjë vettingun në Polici? Atij jepini një abetare! Ku e keni Talo Çelën?

 

Demokrati Ervin Salianji ka sjellë në vëmendje Ardi Veliu, i cili tashmë do të bëjë vettingun e policisë, duke hedhur akuza në dejtim të tij. Salianji solli në vëmendje edhe Talo Çelën, duke pyetur ministrin Çuçi pse i shumëkërkuari nuk arrestohet.

“Atij jepini abetare, as letrën e dorëheqjen s’e bën dot pa gabime, tani e çoni që të bëj kontrollin e policëve të thjesht, ju po bëni kontroll tjetër se ju erdhën zgjedhjet. Di gjë se ku e ke Talo Çelo. Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet. Po Fatos Goxho. Po Martinaj? Gjallë a vdekur? Capajt? Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni,””, tha Salianji.

Duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ai tha se qeveria duhet t’i kërkojë falje qytetarët që policisë të forcave elitë i bashkohen krimit, teksa tha se kriminelët përdorin policinë si ‘arbitër’ për t’i ndarë, atëherë kur situata u del jashtë kontrollit.

“Minimalja kërko ndjesë policia dhe ministri që pjesëtar të forcave elitë të ikin nga policia, që pjesëtarë të forcave elitë t’u kap me snajper dhe ishte gati për të vrarë. Kriminelët i kapin një tjetrin, ndërsa Policia s’ka fuqi me krimin. Kur bëhen mish mash me njëri tjetrin, thërrasin policinë për t’u ndarë”, tha Salianji.

Ora 11:31
Salianji-Çuçit: Kriminelët kanë kapur policinë! Ju jeni të dobët me të fortët sepse keni deputetët të lidhur me ta

 

Vite më parë në media qarkulloi një foto e drejtorit aktual të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut që ishte në një tavolinë me biznesmenin Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

 Këtë e ka sjellë në vëmendje Ervin Salianji duke thënë se PS duhet të kërkojë falje për emërimin e këtij drejtori. Ndër të tjera tha se policia kapet nga kriminelët sepse efektivët kanë rroga të ulëta dhe nuk marrin asnjë qindarkë për orët shtesë.

“Duhet të kërkoni ndjesë se partia juaj ka dalë dhe ka thënë grupi çiftelia. Sot i ke drejtorët më të rëndësishëm pjesë e atij grupi. Dilni thuajini qytetarëve shqiptarëve. Nuk bëhen vrasjet me matematikë se keni krijuar pasiguri. Nuk ka punë polici e shtetit. Ke thuajse 300 vrasje të pazbuluara. S’kapni dot as këto që ju sjell SPAK se keni deputetët e kapur. Që nga korriku nuk i jepni asnjë orë shtesë pagese. Si do e luftojnë kriminelin ata? Në vend që të kapë polici kriminelin, kap krimineli policin.

Shihni si e kalojnë në këmbë dhe s’keni çfarë i bëni. I kap dot oligarkët? Ju jeni të fortë me të dobëtit dhe të dobët tmerr me të fortët”, tha Salianji.

Ora 11:18
Salianji: Ervis Martinajn e lajmëruat 5 minuta para që të largohej nga hoteli! Nano e shkarkuat se kishte lidhje me SHBA-në

 

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur një akuzë të rëndë, duke thënë se Policia e Shteti e ka lajmëruar 5 minuta para Ervis Martinajn që të largohej nga hoteli.

“5 minuta para se të shkonte në hotel, e keni lajmërua që të largohet, se keni pasur tjetër plan. Nanon e keni hequr vetëm se kishte lidhje me SHBA, nuk e keni hequr se nuk plotësoi objektivat”, tha Salianji.

Ora 11:17
Interpelanca me Çuçin, Salianji tallet me Bashën: Deri tani e ka mbajtur dikush nga ne rekordin në matematikë, ju po na e kaloni

 

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka tallur Lulzim Bashën lidhur me gabimet që ai bënte në matematikë. Për Salianjin, të njëjtën gjë bëri edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa foli me shifra pë rkrimin në vend. Sipas tij, këto shifra janë të pavërteta.

“Me këto shifra po na e kaloni në matematikë, se deri tani ka mbajtur dikush këtej rekord në matematikë. Norma e vrasjeve për 100 mijë banorë, Shqipëria është e pesta. Ndërkohë që ju flini, më shkruan prinsër të viktimave që policia ishte 50 m larg dhe nuk ndërhyn dot, Kur u publikuat pamjet në Elbasan, policia ishte aty dhe nuk ndërhyu, qëndronin aty sikur të ishin pula. Ju thatë që vrasje me pasojë vdekjen janë zero, në 5 mars e ke pasur në Korçë, ne po flasim për vrasjet e sofistikuara, para 2 ditësh të ndodhi në Burrel, nuk e quan plagosje, që i morën peng. Kur ju thoni të pavërteta që janë të kollajshme për t’u përgënjeshtruar mendo të tjera. Cili është objektivi që ka drejtori i ri i Policisë. Thatë që nuk ka dështuar vetting në polici keni kaluar në vetting 50 punonjës nga 11 mijë e kusur, nuk është dështim ky”, tha Salianji.

Ora 11:04
Ministri Çuçi: Jam lodhur për të gjetur statistika para vitit 2013! Kemi ulur numrin e vrasjeve me dashje

1665046095_Screenshot2.jpg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur nga foltorja e Kuvendit për statistikat e vrasjeve dhe plagosjeve gjatë qeverisjes Rama. Ai u shpreh se ka pasur ndryshim të dukshëm dhe falënderoi policinë për parandalimin e vrasjeve.

“Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar. Plagosjet e rënda i gjetëm 163 raste në vitin 2013 dhe i ulëm me 140 raste në 2021. Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe 0 në vitin që kaloi”, tha Çuçi.

Ora 10:49
Salianji llogari Çuçit për krimin dhe ndërtimet pa leje: Të kemi shpallur në kërkim, jemi bërë si policia me kriminelët, ju shohim, por s’ju kapim dot

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi. Ai e ka pyetur lidhur me aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje si edhe për situatën e krimit në vendin tonë.

“Të kemi shpallur në kërkim, jemi bërë si ju me kriminelët, ju shohim, por nuk iu kapim dot, prej vitesh kriminaliteti hstë i rënduar, të gjithë ndeshen me pafuqinë e drejtuesve të policisë së shtetit që reflektohet edhe të policët e thjeshtë,. E kam kërkuar në kushte kur Shqipëria ishte përditshëm nën dhunën e kriminalitetit, shqetësim trafiku i paligjshëm i shqiptarëve dhe qeveria nuk pati asnjë reagim publik e jo më për të çuar përpara përgjegjësisë trafikantët, a ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin, nëse po cili, ka një objektiv të shkruar që duhet të punojë, masat e marra nga qeveria për të ndryshuar gjendjen e krimit të organizuar, a ka ndikuar dështimi i OFL dhe Vettingut për t’i dhënë krah krimit, ju keni deklaruar se drejtori i policisë u shkarkuar për mos arritjen e objektivit, policia e paaftë të ndwrhyjw te njerëzit që kanë lidhje me pushtetin, sa është numri i subjekteve të konstatuara që kanë kryer ndërtime të palihjshme apo e kanë shkelur ligjin, na vini listën e plotë të këtyre subjekteve, sa është numri që IKMT ka referuar në prokurori për ndërtimet pa leje. A janë marrë masa apo kallëzuar penalisht zyrtar për kanë shkelur ligjin”, tha Salianji.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mandi: 06/10/2022 19:01

    mire do te ishte te beje nje fije shtet mor zoti minister, se po na japin leksione kriminelet dhe njerezit me precedente penale

    Përgjigju
  • KALESHI BULES Rexhep Leka [ kepi ]: 06/10/2022 17:23

    Vazhdimi në politik i Salinjanit është një ogur jashtëzakonisht i keq për Shqiptarët. Ky çuni Shegës është mashtrus, gënjeshtar e një djal i ri shum i keq. Ky në vënd që të bëj burg bën gër vër në parlamentin e ndyr të Albanistanit. Po kto jan çudirat Shqiptare.

    Përgjigju
  • Anila: 06/10/2022 17:05

    Njerez si ky babalja nuk i duhen Shqiperis Mashtrues ordiner po ku ishte ne kohen e Sales ky cpifes pse se ngriti zerin ne Parlament sepse nuk ja mbante dhe sot na ben politikanin e zgjuar vetem me genjeshtra

    Përgjigju
  • Ledi: 06/10/2022 15:41

    Eshte turp per parlamentin shqiptar qe te beje protagonistun nje nashtrues sistematik si Salianji ,i denuar me 1 vit burg per shpifje qe prwt apelin qe dihet ta hap vendimin dhe sgqiptaret te mos ja shohin bojen.Opozita ka te drejte ti kerkoj llogari qeverise por jo ky njeri qe nuk ja moral dhe dinjitet ,por per te oasur mbeshtetjen e Saliut kunder gjyjates se apelit ben keto lloj lohtash .Kuvendi i Shqioeruse kerkon nhe theter ligj ekektirsl ,ku te gjithe depuetete te zgjidhen direkt nga pipulli dhe jo nga partite .Mjaft

    Përgjigju
  • Beni: 06/10/2022 12:18

    Doli perseri ky babalja kkujton se e kane harruar ate histori kk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë